Ish-fabrika e qelqit është pushtuar nga flakët pasditen e kësaj të marte në qytetin e Kavajës. Mësohet se zjarri u përhap me shpejtësi dhe doli jashtë kontrollit teksa një qytetar po digjte mbeturinat aty pranë. Zjarri me përmasa të mëdha ka rrezikuar dhjetëra shtëpi që ndodhen pranë ish-fabrikës.
Në vendngjarje kanë shkuar me shpejtësi dy zjarrfikëse të qytetit të Kavajës për të vënë nën kontroll flakët por duket se deri më tani ka qenë mision i pamundur.
Raportohet se në ndihmë të forcave zjarrfikëse janë duke shkuar edhe dy zjarrfikëset e qytetit të Rrogozhinës.