7 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e zjarreve masive që kanë përfshirë jugun e Francës. Katër prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën. Zjarri ka djegur 3300 hektarë tokë.
Prefektura lokale ka bërë me dije se zjarret në Marsejë janë aktivë, por nuk kanë rrezik për t’u përhapur në zona të tjera sikurse ka ndodhur ditët më parë.
Njëra nga vatrat e zjarreve shkoi deri në qytetin Fos-sur-Mer , 40 kilometra larg Marsejës. Erëra të forta së bashku me motin e thatë kanë stimular përhapjen e zjarrit dhe shtëllungave të mëdha të tymit që janë qartësisht të dallueshme në rivierën franceze.
Sipas Ministrit të Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve, 2500 zjarrfikës ndodhen në rajonin e prekur për të vlerësuar dëmet si dhe për t’ju ardhur në ndihmë të lënduarve. Gjithashtu për të parandaluar rreziqe të mundshme, janë bllokuar disa pjesë të autostradës, ndërsa është lajmërur ehde për vonesa në fluturimet drejt qytetit jugor.