Në provincën Hubei të Kinës një uzinë kimike ka shpërthyer dhe për pasojë kanë ndërruar jetë të paktën 21 persona deri tani.
Sëbashku me viktimat numërohen edhe 5 të plagosur, prej të cilëve tre janë në gjendje kritike për jetën.
Autoritetet vendase konfirmuan se një tub me avull i cili shpërtheu nga presioni i lartë, është bërë shkak për këtë tragjedi.