Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 27 vjetorin e masakrës së Srebrenicës.
Përmes një postimi në Tëitter, Osmani ka shkruar se sot zemrat janë me të dashurit e tyre. Presidentja ka theksuar gjithashtu se duhet të jemi të bashkuar kundër përpjekjeve për të lavdëruar ose mohuar këtë mizori të tmerrshme.
“27 vjet pas gjenocidit të Srebrenicës, ne kujtojmë 8,372 djemtë dhe burrat boshnjakë të vrarë pa mëshirë nga forcat serbe. Sot, zemrat tona janë me të dashurit e tyre. Ne të gjithë duhet të jemi të bashkuar kundër përpjekjeve për të lavdëruar ose mohuar këtë mizori të tmerrshme”, ka shkruar Osmani.