Kanë dalë detaje të reja lidhur me zjarrin që shpërtheu në disa zona të Romës. Sipas mediave italiane, zjarri është vënë nën kontroll dhe janë marrë të gjitha masat, që situata të mos përkeqësohet. Ndërkohë raportohet se janë evakuuar banorët e 4 pallateve.
Po ashtu, raportohet se të gjitha urgjencat e spitaleve janë në dispozicion, edhe pse nuk raportohet për persona të lënduar.
Ende nuk dihen arsyet, por shumë qytetarë raportojnë në rrjetet sociale se kanë dëgjuar “shpërthime”. Ndaj nuk përjashtohet mundësia që flakët të jenë shkaktuar nga një aksident automobilistik, raporton Rai.
Megjithatë, autoritetet apeluan qytetarët e zonave të përfshira të mbajnë dritaret të mbyllura dhe, nëse janë në rrugë, të përdorin maskën.