Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesingh ka dhënë dorëheqjen.
Deklarata vjen pasi një takim i liderëve të partisë, të mbajtur nga kryetari i parlamentit të Sri Lankës, ranë dakord që t’i kërkonin presidentit dhe kryeministrit të japin dorëheqjen për një “kërkesë dërrmuese”, shkroi në Twitter të shtunën deputeti i Sri Lankës, Rauff Hakeem.
Zyra e Kryeministrit tha: “Për të garantuar sigurinë e qytetarëve, ai është dakord me këtë rekomandim të liderëve të partive opozitare”.
Vendimi vjen gjithashtu pasi shpërndarja e karburantit do të rifillojë këtë javë, kur Drejtori i Programit Botëror të Ushqimit do të vizitojë gjithashtu vendin dhe përpara një raporti të qëndrueshmërisë së borxhit për Fondin Monetar Ndërkombëtar, shtoi zyra e kryeministrit.