Majori Ermal Dinoshi i cili është vënë në pranga në Holandë dhe po hetohet për ngritjen e një ‘shtëpie bari’ ka mohuar të jetë i përfshirë në këtë ngjarje.
I kontaktuar nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu për të dhënë versionin e tij të ngjarjes, Major Dinoshi mohoni kategotikisht përfshirjen.
“Çfarë Çfarë? Absolutist jo, kujdes me privatësinë. Ju lutem kjo që thoni është e pavërtetë. Keni ngatërruar person i nderuar,”- tha ai.hte
Ushtaraku shqiptar është zhvendosur kohë më parë në Holandë pasi ishte përzgjedhur përzgjedhur për të qenë pjesë e një misioni bashkëpunimi me ushtrinë e Holandës, në kuadër të NATO-s. Por, autoritetet vendase e kanë prangosur dhe e akuzojnë të përfshirë në aktivitet kriminal. Konkretisht Policia e Holandës thotë se Dinoshi në bashkëpunim me persona të tjerë ngritën një shtëpi për rritje kanabisi në qytetin Brunsum. Pas arrestimit, ushtaraku shqiptar është duke u hetuar në gjendje të lirë.