Një 37-vjeçar është goditur me kaçavidë pas një sherri në “Sheshin e Flamurit” në Vlorë.
Ngjarja ndodhi mesditën e së shtunës rreth orës 12:20 dhe i plagosuri me iniciale E. M., është dërguar me urgjencë në spitali, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 09.07.2022, rreth orës 12:20, pranë “Sheshit të Flamurit”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është dëmtuar me kaçavidë, shtetasi E. M, 37 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.