Tri skenarët e negociatave – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tri skenarët e negociatave

20:50 | 10/08/2016
në Opinion
0

Nga Ilva Tare

Ka udhërrëfyes dhe të paudhë që do të ndikojnë në marrëdhënien e re, ku pritet të hyjë Shqipëria me Bashkimin Europian. Hapja e negociatave me vendin tonë është një nga hapat më të rëndësishëm për integrimin. Të mbetur pas Serbisë dhe Malit të Zi, shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës i kanë sytë dhe shpresat në Bruksel për mundësinë e dhënies së rekomandimit për hapjen e negociatave në progres-­raportin e tetorit.

Vendimmarrja është vërtetë e strehuar me seli në Bruksel, por faktorët dhe aktorët kryesorë, nga të cilët varet ajo, ndodhen në Tiranë. Me bërje ose bllokim të detyrimeve të mëtejshme që duhet të plotësojë vendi ynë në raport me kërkesat e Bashkimit Europian, Tirana zyrtare dhe opozitare në cilindo krah që gjendet aktualisht, do të jetë përcaktuese për futjen e vendit në një listë të re partnerësh me vendet europiane. Skenari i parë, më optimist, është rekomandimi nga Komisioni Europian në progres-raportin e vjeshtës për çeljen e negociatave, i cili duhet thënë se është këshillues dhe jo detyrues për qeveritë e vendeve të BE.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Më pas në dhjetor, ministrat e jashtëm të BE do të duhet të marrin vendim për të nisur negociatat, bazuar në rekomandimin e Komisionit. Ky skenar, duket se ka pak gjasa të ndodhë edhe për më optimistët. Për të siguruar vendim pozitiv të qeverive europiane, duhet që parlamenti konsensual a patriotik, si të dëshirojnë të vetëquhen, ta vazhdojë detyrën ndaj atdheut duke miratuar pa vonesa apo shtyrje të pajustifikuara shtatë ligjet e ashtëquajtura të emergjencës, nga afro 41 ligje, të cilat duhen ndryshuar për ta bërë të zbatueshme dhe të prekshme reformën në drejtësi.

Nëse analizojmë klimën politike që pasoi 140 votat e ndryshimeve kushtetuese, ka pak gjasa që partitë ta vazhdojnë konsensusin e sforcuar të mesnatës së 21 korrikut.

Retorika me qeveri teknike dhe shqetësimet e opozitës për vjedhje votash në zgjedhet e ardhshme parlamentare janë elementë dekurajues për cilindo partner që vendos të të fusë në familjen e tij politike dhe ekonomike.

Skenari i dytë, me probabilitet më të lartë për të ndodhur është marrja e rekomandimit nga Komisioni në tetor, nëse miratohen pa ngërçe dhe artifica të shtuara shtatë ligjet e emergjencës dhe fillon ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë.

Sigurimi i rekomandimit të Komisionit, nuk është e thënë që të jetë bindës dhe i mjaftueshëm për qeveritë e vendeve anëtare, të cilat në dhjetor mund të përsërisin një skenar të përdorur më parë me Shqipërinë, në rastin e statusit kandidat. Këshilli i Ministrave të BE mund të vendosë të presë “frutet” ose “kokat” konkrete të reformës në drejtësi dhe të prioriteteve të tjera, duke ngarkuar Komisionin të raportojë progresin e vendit në muajt e ardhshëm.

Në këtë rast, zbatimi i reformës në drejtësi dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve të 2017-­tës do të jenë kushtëzimi i radhës për fillimin e negociatave, që për fat të mirë ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, Shqipëria nga pikëpamja formale ka avantazhin e kapitujve 23 dhe 24 që mbulojnë drejtësinë, të përfaruar me legjislacionin e vendeve anëtare.

Nëse ndodh ky skenar negociatat mund të hapen pas zgjedhjeve dhe kur drejtësia të ketë dhënë shenjat e para të funksionimit në mënyrë të barabartë për të ndëshkueshmit dhe të pandëshkueshmit.

Skenari i tretë, është dhe më fatali për Shqipërinë, por jo i pamundur. Komisioni nuk rekomandon hapjen e negociatave në tetor, pasi klima politike në vend nuk e bind mjaftueshëm dhe shtimi i toneve agresive apo mosmiratimi i ligjeve në shtator do të përdoret për qëllime të vogla partiake duke penalizuar interesat kombëtare të vendit.

Nuk do të ishte hera e parë që partitë sakrifikojnë atdheun për axhendat e tyre. Por me siguri, do të ishte hera e fundit që shqiptarët do ta toleronin një sjellje të tillë ndaj të ardhmes europiane të Shqipërisë së mbetur në vagonin e fundit të trenit të integrimit.

/javanews.al/

Etiketa: artificaIlva TareKomisioni Europiannegociatangërçeprogres-­raportiskenarëtstatusi kandidat

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

O Zot më fal, kur ankohem...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com