Gjermania nuk heq dorë nga bombat atomike – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania nuk heq dorë nga bombat atomike

09:05 | 09/07/2022
në Bota
0

Prej pesë vjetësh është në fuqi një traktat i OKB-së, i cili ndalon armët bërthamore. Gjermania nuk e ka ratifikuar atë dhe për shkak të luftës në Ukrainë nuk do të heqë dorë as tani nga bombat atomike. Prej pesë vjetësh është në fuqi një traktat i OKB-së, i cili ndalon armët bërthamore.

Gjermania nuk e ka ratifikuar atë traktat. Dhe për shkak të luftës në Ukrainë tani shumica e qytetarëve janë pro vazhdimit të qëndrimit të avionëve Tornado dhe të bombave bërthamore amerikane në vend.

Pas sulmit rus ndaj Ukrainës realizimi i qëllimit të sanksionuar në marrëveshjen e koalicionit të partive qeverisëse për një Gjermani pa armë bërthamore është shtyrë për një të ardhme të largët.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Gjermania po shpenzon miliarda euro për armatimin dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e programit të NATO-s për armët bërthamore.

Edhe sipas një sondazhi të fundit shumica e gjermanëve janë pro vazhdimit të depozitimit të bombave bërthamore amerikane të tipit B61 në bazën e Forcave Ajrore në Büchel.

Aktualisht kjo bazë po rikonstruktohet. Pista po rinovohet dhe së shpejti do të ngrihen edhe hangarë të rinj që nevojiten për avionët e tipit F-35, me të cilin skuadriljet e pilotëve gjermanë do të jenë në të ardhmen në gatishmëri për të hedhur bombat atomike amerikane.

Para pesë vjetësh 122 vende miratuan më 7 korrik 2017 traktatin për ndalimin e armëve bërthamore. Tashmë atë e kanë ratifikuar 66 vende. Dhe aktivistët e paqes duan që edhe Gjermania ta nënshkruajë traktatin për ndalimin e armëve bërthamore.

Rreth dymbëdhjetë aktivistë janë mbledhur përpara bazës së Forcave Ajrore në Büchel për të protestuar kundër armëve bërthamore. Ata mbajnë në duar lule letre dhe krilla simbole të lëvizjes kundër luftës atomike. Dikur protestuesit kanë qenë më të shumtë dhe janë ngjitur madje edhe tek gardhi rrethues i bazës ushtarake. Po sot numri i tyre duket se ka rënë.
Një nga protestuesit është 32-vjeçari Johannes Oehler “Nëse armët bërthamore vazhdojnë të ekzistojnë, ato përfundimisht do të përdoren”, thotë Oehler. “Prandaj ne duhet të parandalojmë që këto armë të përdoren përsëri..”

Në “Happy Döner” në qendër të qytetit Büchel presin në radhë shumë njerëz. Disa syresh me uniformë ushtarake, të tjerë janë me veshje civile. Shumica e tyre i përkasin skuadronit të Sigurisë së Forcave Ajrore, e cila ka për detyrë të mbrojë bazën aty pranë nga sulmuesit. Ushtarët e bazës ajrore nuk i sigurojnë mbijetesën vetëm pronarit të Happy Döner.

Baza ushtarake ofron mundësi punësimi për njerëzit këtu dhe të gjithë jemi të lumtur për këtë, thotë 65-vjeçari Werner Gevenich, i cili gjithashtu po pret në radhë për një qebap dhe një picë. “Armët atomike nuk na shqetësojnë, ne jetojmë me to prej shumë vitesh”.

Werner Gevenich punonte dikur në zyrën e postës, tani është në pension. Ai merr në dorë qesen plastike me drekën për veten dhe të shoqen. Pyetjes se a nuk ka frikë se Büchel mund të bëhet objektivi i parë i një sulmi në rast lufte ai i përgjigjet i shpenguar “Nëse bëhet lufta bërthamore, ajo do të na përfshijë të gjithëve dhe nuk ka rëndësi nëse jetojmë pranë bazës ajrore apo diku më larg.”/DW

Etiketa: bote

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Baba për herë të dytë? Ledri bën deklaratën e fortë: Nuk do…

Baba për herë të dytë? Ledri bën deklaratën e fortë: Nuk do...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com