O Zot më fal, kur ankohem… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

O Zot më fal, kur ankohem…

00:58 | 12/08/2016
në Opinion
0

Nga Ilir Hoxholli
Shikoja lotët që i rridhnin gjatë historisë së tij dhe të them të drejtën e humba për një moment, sikur mos ishte personi fakt përballë meje, pa këmbë dhe pa duar, do ta kisha klasifikuar tek ato historitë që na shërbejnë për të na ngritur moralin. 
Izetin e takuam tek ofiçina e tij, i buzëqeshur, më bëri për vete që në momentin e parë, aq sa nuk e kuptova se nuk i kishte duart, të parën e kuptova, kur e preka dhe tjetrën pas disa çasteve bisedë kur më tregoi vetë se nuk kishte as dorën tjetër, as edhe këmbët. Shtanga, por nuk e dhashë veten. Izeti kishte një ëndërr, kishte ndihmuar shumë njerëz të vendosnin proteza për t’iu rikthyer sërish jetës. Përballë tij vetja më ngjau shumë i vogël. E kuptova që vuajtjet e tij, e shtynin të kishte atë shpirt bamirësie për të ndihmuar njerëzit, që dergjen në shtretër në pamundësi për të ecur. Nuk munda t’i rezistoja për të mos e pyetur se çfarë i kishte ndodhur? E kuptoi hezitimin dhe mundimin tim për ta formuluar pyetjen dhe më tha:

“Historia ime nuk më dobëson, pëkundrazi më jep forcë.”

Më lehtësoi disi.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

unnamed
“Pasi ishim në mbarim të shtëpisë, u nisëm për të marrë familjen. Udhëtonim me një kamion të madh dhe tek shinat e trenit i them shoferit: Jepi se treni! Nuk ishte as 10 metra larg nesh, shtëpitë e ndërtuara nuk të jepnin mundësinë për ta dalluar më parë. Shoferi ngrin, në vend të nxitonte, makina i fiket. Hap derën dhe hidhem mbi lokomotivë, duart nuk arritën të kapeshin, rrashë horizontalisht mbi shina dhe mbi mua kalon lokomotiva. Pashë vetëm njërën këmbë të këputur, të tjerët kishin shpëtuar pasi lokomotiva e kishte spostuar kamionin. Pashë fytyrën e vëllait që nuk kishte pësuar asgjë dhe po qante. I thashë mos qaj, shyqyr që ke shpëtuar, se dhe unë jam mirë.”
Këtu, në këtë pikë të rrëfimit, për herë të parë Izetit i mbushen sytë me lot.

“Vëllai më do shumë dhe e dua shumë.”

Lotët e tij ishin lot dashurie për të vëllanë.
Vazhdoi historinë e tij: “U përpoqa të ngrihesha, më pas humba ndjenjat. Ndodhi në vitin ’94, isha vetëm 25 vjeç. Isha mësues muzike në Kukës. Një ditë ndryshe dhe isha po unë Izeti pa këmbë dhe pa duar. Vendosa protezat dhe pas dy vitesh u martova. Kam dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Nuk u dorëzova e dija që Zoti do më jepte fuqi, gjithmonë e përmendja, kur isha mirë e nuk do më braktiste as tani. Mora 300 mijë lekë borxh dhe bleva një kalë, punova karrocier me nipin, kishim shumë punë, njerëzit na kërkonin për dy arsye; e para, për të na ndihmuar. E dyta, për korrektësinë. Më pas bleva një dum dum…”

Ai fliste dhe unë mbetesha pa fjalë, pyetjet humbën, fjalët më ikën dhe vazhdoja të përjetoja një gjendje ëndrre. 
Doja ta prekja si për të provuar se, kjo që tregonte ishte e vërtetë, ia hidhja sytë fshehurazi tek duart plastike për t’i thënë vetes, ky është i vërtetë. 
Izet Onuzi kishte ndihmuar 35 njerëz për të vendosur protezat. Askush nuk kishte paguar asgjë.

“Më ka ndimuar Shoqata Kulturore Gruaja, Ndriçime Zeka, Agim Kraja për shpenzimet e materialeve”, vazhdonte Izeti me rastet dhe kënaqësinë që kishte ndjerë… 
E kush më mirë se ai e kuptonte atë ndjesi.
U ndava me të me ide të ndryshme në kokë, ai kërkon të ringrejë njerëzit, duke u vendosur protezat, të kenë mundësinë të gjallërojnë një shoqëri. Një fëmijë të shkollohet, një prind të kujdeset për familjen… 
Ndërsa në mendje kisha Izetin, thoja: “Më fal o Zot kur të ankohem, më fal…”

Etiketa: Agim Krajadum dumIlir HoxholliIzet OnuziNdriçime ZekaprotezatShoqata Kulturore Gruaja

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Sasha dhe Malia në 8 vite në Shtëpinë e Bardhë

Sasha dhe Malia në 8 vite në Shtëpinë e Bardhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

23:10 | 13/12/2025
Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

23:02 | 13/12/2025
5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

22:30 | 13/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

22:04 | 13/12/2025
Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –

Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –

21:52 | 13/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –
  • Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –
  • 5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –
  • Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –
  • Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –
  • “Hysen Kadiu iku në Amerikë gjatë fushatës”, Berisha përplaset me Salianjin: Po gënjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –
  • Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com