Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku gazetari Kastriot Myftaraj është vetëflijuar duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen ‘Ali Demi’ në kryeqytet.
Për pasojë gazetari ka ndërruar jetë.
“Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-njofton policia.