Drejtori i AKU në Lezhë, Besmir Frroku ka treguar se janë shtuar kontrollet gjatë gjithë vijës bregdetare si dhe janë vendosur disa masa disiplinore ndaj subjekteve tregtuese ku disa dhe janë mbyllur pasi tregtonin produkte jashtë standardeve.
Frroku u ndal dhe tek ushqimet që tregtohen nga shitës ambulantë përgjatë rrugës apo vijës bregdetare, ku thotë se do të kenë bashkëpunimin me bashkinë siç ka ndodhur dhe vitet e shkuara, për të siguruar shëndetin e konsumatorit.
Frroku këshillon që të kontrollojnë etiketat para se të blejnë produktin dhe fton konsumatorët të denoncojnë çdo rast që shohin abuzime me produktet ushqimore, duke ruajtur privatësinë e tyre.
Gjatë sezonit të verës shtohen dhe kontrollet nga ana e AKU-së me qëllim parandalimin e rasteve ku subjektet ushqimore tregtojnë produkte që u ka kaluar data e skadencës apo I tregtojnë në kushte jashtë standardeve që mund të shkaktojnë helmime tek konsumatorët.