Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme qytetin e Lushnjes. Një 58- vjeçar ka vrarë babain e tij të moshuar, 85- vjeç duke e mbytur në një kanal.
Autori, Andrea Stasa i cili është arrestuar pak minuta pas ngjarjes, rezulton person me precedent të mëparshëm penale, pasi ka bërë 13 vite burg.
Sipas burimeve 58- vjeçari, është person me probleme mendore. Referuar të njëjtave burimeve, viktima ka pasur të 2 djemtë me probleme të shëndetit mendor, të dy me kartelë.
Vrasja ka ndodhur në fshatin Remas, teksa nuk dihen të tjera detaje nga kjo ngjarje e rëndë.