Ish-konkurrenti i emisionit të dashurisë “Për’puthen”, Andi Shehi ka qenë goxha i përfolur në media, sidomos pasi doli çift nga programi me Tea Trifonin, ku më pas plasi skandali i bujshëm se ai ishte në të vërtetë i lidhur me Melisa Lleshin ndërsa Tea me Beart Rexhepin.
Ndërkohë që gjithsecili po vazhdon jetën e tij, Andi i cili është goxha aktiv në rrjetet e tij sociale ka zhvilluar së fundmi një intervistë virtuale me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram ku e kanë pyetur nëse do të marrë pjesë në “BBVIP Kosova”.
Lidhur me këtë pyetje, Shehi u shpreh se është i hapur ndaj çfarëdolloj ftese dhe më pas do të vendosë se çfarë do të bëjë, duke lënë kështu të nënkuptohet se shanset që ai të jetë pjesëmarrës në shtëpinë e famshme janë të mëdha.
“Me thënë të drejtën jam i hapur për të gjitha këto ftesat, më pas do t’i shqyrtojmë dhe do të shikojmë së çfarë do të bëjmë”.