Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përcaktuar drejtuesit e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Në vendimin e fundit, KLP shkruan se ka ngritur në detyre 6 kandidatë, të cilët kanë kualifikimet e duhura për këtë post.
Në vendimin e KLP-së është vendosur që kandidatët që plotësojnë kushte për ngritjen në detyrë janë Ervisa Hyka, Genci Mane, Elida Hoxhaj, Çlirim Sino, Elion Mustafajdhe Suela Beluli.
Vendimi
1-Të kualifikojë kandidatët Ervisa Hyka, Genci Mane, Elida Hoxhaj, Çlirim Sino, Elion Mustafaj dhe Suela Beluli, të cilët plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.