I denoncoi Kryemadhi për inceneratorët, si përfunduan në burg 7 pronarët e kompanive në 2020 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I denoncoi Kryemadhi për inceneratorët, si përfunduan në burg 7 pronarët e kompanive në 2020

17:24 | 05/07/2022
në Shqiperi
0

Thellohet skandali i aferës së inceneratorëve i denoncuar nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.  Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila po hetohet nga SPAK penale për korrupsion dhe pastrim parash, ka denoncuar një skemë masive evazioni fiskal dhe mashtrimi nga 24 kompani që sipas Kryemadhi kanë lidhje me Inceneratorin e Tiranës. Kompania koncesionare e Inceneratorit të Tiranës ka mohuar lidhjen me kompanitë. Aktualisht nuk dihet nëse kompanitë kanë lidhje apo jo me historinë e inceneratorëve.

Gjithashtu, nuk dihet se kush fshihet pas kompanive fantazmë, të cilat kanë qarkulluar paratë. Dyshimet e para flasin për një skandal të përmasave të mëdha.

Disa nga kompanitë e denoncuara dhe pronarët e tyre në letra, janë të skeduar për implikim në skemat e mashtrimit me TVSH, shmangie taksash, fatura fiktive etj., ku pronarët e tyre janë.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Në listën e 24 kompanive figuron edhe firma ‘Lumi 06’, e cila sipas Kryemadhit ka bërë rreth 6 milionë euro evazion fiskal, është themeluar në 17 nëntor 2016 në Tiranë, nga Lumturije Murati me kapital 100 mijë lekë. Në vitin 2018, kjo kompani është hetuar nga Prokuroria për një skemë mashtrimi me fatura fiktive, me kosto 34 milionë euro, kryer nga 20 kompani në bashkëpunim, me qëllim uljen e pagesave mujore të TVSH-së si dhe rritjen fiktive të shpenzimeve, në mënyrë që të paguanin më pak tatim fitim.

Lumturije Murati u arrestua në janar të vitit 2019 dhe u dënua me vitin 2020 me 1.8 vite burg nga gjykata. Në korrik të vitit 2019, pronar i kompanisë bëhet 85-vjeçari më i lakuar sot në Shqipëri, Thanas Çani nga Vlora, i cili u shndërrua në një persona me pasuri miliona euro, ndoshta pa ditur asgjë.

Mbetet mister burimi i parave të qarkulluara nga Lumi-06, por një tjetër kompani në listën e 24 subjekteve rezulton e implikuar më parë në skema mashtrim.

Bëhet fjalë për kompaninë “EL ZA”, me pronar Emiljano Frroku, që ka qarkulluar rreth 2 milion USD përmes skemës së mashtrimit. “EL ZA” është goditur në vitin 2019 nga prokuroria, si pjesë e rrjetit të kompanive ku bënte pjesë edhe Lumi-06, të përfshirë në skemën e mashtrimit me anë të TVSH me kosto 36 milionë euro.

“EL ZA” është themeluar në shkurt të vitit 2018 nga Emiljano Frroku në Laç, me kapital 100 lekë. Emiljano Frroku është dënuar me 1.8 vite burg në vitin 2020, bashkë me Lumturije Muratin.

Kompania  Leli 17 është denoncuar dje për evazion fiskal në vlerë rreth 5 milionë USD. Leli 17, me administrator Ender Sheshi, është hetuar nga Prokuroria në vitin 2018 si pjesë e skemës me mashtrimin e TVSH me kompanitë Lumi 06 dhe EL ZA. Ender Sheshi është dënuar me 6 vite burg në vitin 2020 nga shkalla e parë, ndërsa nuk dihet se çfarë ka vendosur Apeli.

Pjesë e kësaj skeme është edhe kompania “R.S.I&T GROUP”, me pronar Lirim Jella, i dënuar në vitin 2020 me 1.4 vite burg për mashtrim me TVSH. Aktualisht kompania akuzohet Për rreth 4 milionë euro evazion fiskal. “R.S.I&T GROUP” është themeluar në mars të vitin 2018 nga Robert Shabani, i dënuar për evazion fiskal me 4.8 vite burg, bashkë me Lirim Jellën, të cili i kaloi kompaninë më pas.

Kompania AA-117 e Drita Frangajt akuzohet për evazion fiskal në vlerë rreth 6 milionë USD. Kompania e themeluar në vitin 2017 me 100 lekë, është hetuar në vitin 2018 si pjesë e grupit të kompanive Lumi-06, EL ZA, R.S.I &T GROUP dhe Leli 17. Drita Frangaj është dënuar në vitin 2020 me 1.8 vite burg.

Kompania AL-BER CO&CO, në pronësi të Santiljano dhe Esmeralda Çifligut është denoncuar për rreth 5 milionë euro evazion fiskal. Kompania është skeduar si pjesë e të njëjtit rrjet në vitin 2018, ndërsa Santiljano është dënuar për pastrim me TVSH në vitin 2020 me 1 vit burg.

Që të pesta kompanitë pothuajse janë themeluar në vitet 2016-2018 dhe kanë pothuajse objekt të njëjtë aktiviteti, si gërmime dhe përpunim inerte.

Ndërkaq, nuk dihet ende nëse Kryemadhi i referohet edhe kësaj skeme që është goditur nga prokuroria apo kompanitë janë përfshirë në një tjetër skemë mashtrimi, të përmasave edhe më të mëdha.

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Përfshihet nga flakët Pylli i Sodës në Vlorë, detajet e para

Zjarri në Krastë të Krujës/ Dy zjarrfikëse në zonë, institucionet nuk ndërhyjnë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com