Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave te kryeministrit Edi Rama në takimin me investitorët holandeze.
Ne një postim ne rrjetet sociale, duke iu referuar dhe skandalit me inceneratorët dhe dokumentet e reja që ka publikuar LSI të cilat do i dorëzojë në SPAK, Vasili ironizon: “Si do t’ja dalin holandezët me konkurrencën me pensionistët milionerë të qeverisë së inceneratorëve mor aman”.
“O zot po ku do dreqin do te vijne investitoret hollandeze. Si do t’ja dalin hollandezet me konkurencen me pensionistet milionere te qeverise se inceneratoreve mor aman. Po kush do tjua mesoje hollandezeve, qe te bejne nga keto faturat mashtruese se ndryshe falimentuan qe pa filluar mire. Ruaji zot investitoret hollandeze dhe ndricoja mendjen, qe te kuptojne se cfare halli i madh i pret”, shkruan Vasili.