Pas ngjarjes së rëndë në Sarandë ku moti i keq rrëzoi kangjellat e fushës së minifutbollit, reagon dhe policia e Sarandës. Sipas bluve të Sarandës, është plagosur 22-vjeçari me iniciale A.K, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, rreth orës 20:50.
“Sot, rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, si pasojë e motit të përkeqësuar, është rrëzuar tenda mbrojtëse e një kalçetoje sportive dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”-njofton policia.