Temperaturat e larta kanë rritur rastet e shtrimit në spitale. Mbi 200 raste urgjence në 24 orë kanë kërkuar ndihmë pranë qendrës kombëtare të urgjencave, rreth 130 gjendje të fikti apo humbje koshience .
Spostimi i qytetarëve drejt plazheve këtë fundjave qe lame pas ku termometri ne hije shënoi 39 grade celius dhe qe ndihej 2-3 grade me shume ndikoi ne përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të shumë pushues, madje u shënuan edhe dy infarkte.
Dr.Brataj u kërkon qytetareve të jenë te kujdesshëm si me ekspozimin ne diel por dhe futjen në ujë.
Shefi i Urgjencës kombëtare thotë se janë ne gatishmëri ,por duhet qe qytetaret e pranishëm në një situatë të telefonojnë menjëherë pasi ndihmën e parë mund ta japin ata duke u konsultuar deri në mbërritje e autoambulancës.
Në qendrën kombëtare të urgjencave ne këtë periudhe janë shtuar thirrjet edhe për sëmurët covid .