Një kërcënim për bombë ka alarmuar këtë të dielë, një avion të linjës britanike të fluturimeve “Easy.Jet”. Avioni u nis pak para orës 17:00, nga aeroporti i Gatwick i Londrës për në ishullin e Menorcas, në Spanjë.
Pas alarmit për bombë, avioni u shoqërua në fazën e uljes nga një bombardues F-18 i Forcave Ajrore Spanjolle. Një zëdhënës i Guardia Civil tha për mediat: “Dje, kulla e kontrollit të aeroportit të Menorcas u alarmua nga një alarm për bombë në një avion që vinte nga Londra në kryeqytetin e ishullit, Mahon”.
Me sa duket, një anglez 18-vjeçar në bordin e Airbus A319-100 të easyJet do ta kishte publikuar kërcënimin e rremë përmes mediave sociale. Djali u ndalua nga policia spanjolle sapo avioni u ul në pistë.