Ditën e sotme, më 4 korrik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë ditën e Pavarësisë. Por në këtë ditë edhe Kryeministri Edi Rama feston ditëlindjen dhe mbush 58 vjeç.
Duke anashkaluar ditëlindjen e tij, Rama ndan një mesazh shoqëruar me flamujt e dy vendeve dhe uron Pavarësinë e SHBA.
“Mirëmëngjes, dhe në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, 4 korrikun e 100 vjetorit të marrëdhënieve tona diplomatike, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.