Këngëtari i njohur Getoar Selimi feston sot ditëlindjen e tij. Ai mbushi plot 40 vjeç dhe urimi i veçantë nga partnerja e tij Marina Vjollca nuk kishte si të mos mungonte.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij Instagram, moderatorja ka publikuar një foto të Getoarit dhe krahas saj ka shkruar urimin e ëmbël për të:
“Urime ditëlindjen mbreti i zemrës time. Ti meriton botën. Të dua përgjithmonë burri im”.
Gjithashtu nuk kanë munguar as urimet e shumta nga miq dhe kolegë të artistit. Marina dhe Getoari janë një ndër çiftet më të dashura në showbizin shqiptar.
Ata e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre prej disa vitesh tashmë, ku dhe vitin që lamë pas çifti u bënë për herë të parë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin Marget.
Megjithëse çifti janë shumë hermetikë sa i përket vajzës së tyre, Marina disa kohë me parë zbuloi nëse ka në plan të bëjë një fëmijë tjetër pas Marget.
“Fëmijë të dytë, e të tretë, e të katërt, nuk ndaloj unë tani.”- tha ajo për “T7” duke shtuar po e përballon shumë mirë edhe punën në ekran, biznes dhe rritjen e fëmijës.