Spitali i Sarandës jep të tjera detaje nga ngjarja e mbrëmshme, ku një grua 35-vjeçare bashkë me foshnjën u hodh nga kati i dytë i maternitetit. Fatmirësisht, 35-vjeçarja dhe foshnja e saj ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas spitalit nëna ka disa fraktura ndërsa foshnja është në gjendje të mirë shëmdetësore.
“Lidhur me ngjarjen e rëndë të nënës së re dhe foshnjës në Maternitetin e Sarandës, ju informojmë se, nenës dhe foshnjës i është dhënë menjëherë ndihma e parë shëndetësore nga ekipi mjekësor i spitalit.
Pas vlerësimit klinik, gjendja shëndetësore e foshnjës paraqitet mire dhe pa probleme.
Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera rezulton se nëna ka disa fraktura, por është jashtë rrezikut për jetën.
Nëna dhe foshnja janë duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në Spitalin e Sarandës nën kujdesin intensiv të mjekëve”, deklaron spitali.