Vendi ynë mbetet nën dominimin e moti të kthjellët dhe temperaturave të larta përgjatë gjithë 24-orëshit. Sipas MeteoAlb, kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të pasdites kur pritet kalim i vranësirave në zonat malore por nuk priten reshje. Përqindja e lartë e lagështirës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë. Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi max 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.
Republika e Kosovës
Republika e Kosovës deri në mesditë paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë por orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash nëpër territor, duke krijuar mundësi për reshje të izoluara në zona të thella në veri të Kosovës. Ky stabilitet i atmosferës mbetet prezente edhe gjatë natës.
Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit
Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...