“Rindërto, prish, rindërto”, si po e vjedh e shkatërron “Lali” Tiranën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Rindërto, prish, rindërto”, si po e vjedh e shkatërron “Lali” Tiranën

18:00 | 02/07/2022
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Kryetarit të Bashkisë së Tiranës do t’i shkonte për shtat pa asnjë dyshim nofka “hajdut me çizme”. Kjo jo vetëm për faktet që dihen botërisht, por sepse ka vënë në funksion një skemë vjedhjeje galoponte me rindërtimin. Ai nuk le cep të Tiranës pa dalë duke inaugurur shkolla, kopshte, rrugë, fusha, palestra e gjithçka tjetër, ndërkohë që pa kaluar as gjashtë muaj, të gjitha prishen e duhet rindërtuar nga e para. Pra, Veliaj rindërton dhe prish vetëm për të vjedhur. “Rindërto, prish dhe rindërto për të vjedhur!” cilësohet motoja e Lali Vjedhësit, të cilit i shkon për shtat në çdo moment të ditës.
Rasti i fundit ishte ai i Pallatit të Sportit “Farie Hoti”, ku në janar të këtij viti, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkë me Presidentin e KOKSH, Fidel Ylli, ku ky i fundit tashmë po privatizon bastet sportive me në krye kumbarin Edi Rama, inauguruan rikonstruksionin e Pallatit të Sportit, duke i uruar klubit të Tiranës shtëpinë e re. Madje, paralajmëruan se shumë shpejt do të merrnin dhe pishinat te liqeni që t’ia kthejnë këtij klubi.
Por gjashtë muaj më vonë, pikërisht në qershor, pallati i sportit është rrënuar sërish pas rindërtimit. Suvaja e tavanit ka rënë mbi parket, duke shkatërruar, jo vetëm tavanin, por gjithë ambientin, i cili ka kushtuar jo pak, megjithëse Veliaj dhe Fidel Ylli e kanë mbajtur të fshehtë tenderin, duke mos e bërë publik sa lekë kanë paguar.
Por kjo nuk është hera e parë që ndodh, pasi gjithçka e rindërtuar nën kujdesin e Lal Plehut, po shembet sërish, e po rindërtohet sërish me lekët tona. Janë prishur shkolla të rindërtuara, kopshte e çerdhe, ku nuk kanë munguar edhe incidente me të dëmtuar, ku kujtojmë shembjen e suvasë te shkolla “Asim Vokshi”, e cila kishte vetëm dy vite që ishte rikonstruktuar, ose rasti i mësueses Elbarina Toshkallari në shkollën Osman Myderizi në Tiranë, e cila mbeti e lënduar, kur një copë suva ra nga tavani kur ajo shpjegonte mësim. Edhe kjo shkollë ishte inauguar një vit para shembjes nga Erion Veliaj, ashtu siç ishte në vitin 2019 edhe shembja suvave në Qytet Studenti, e shumë raste të tjera.
Skema është e thjeshtë: Tendera me vlerë të majme, punime me cilësi të dobët, që fitimi dhe bakshishi të jetë sa më i lartë për hajdutët. Nëse prishen, skema vazhdon sërish nga e para me taksapaguesit kryeqytetas dhe jo vetëm, pasi shpesh herë, Bashkia Tiranë ndihmohet dhe nga kryeministri Rama.
Të gjithë e kanë të qartë, por duket se vetëm prokuroria, e cila nuk heton, nuk e kupton dhe nuk e vërteton dot këtë skemë. Por ndoshta edhe prokuroria nuk ka si e vërteton, pasi siç thotë vetë Veliaj, “SPAK”-un e ka në xhep.

Etiketa: veliaj

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Banorëve të lagjes “Kroi i Banës” në Kombinat u rikthehet uji në çezma

Banorëve të lagjes "Kroi i Banës" në Kombinat u rikthehet uji në çezma

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com