Një djalë i ri 25-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia pasi iu zbulua mashtrimi që kishte kryer tek disa persona, duke arritur të siguronte prej tyre 44 mijë dollarë.
I riu kishte “menduar” se do bëhej i pasur duke shitur tek persona të ndryshëm, një automjet tip “Volkswagen”, por ai ra në pranga nga policia në operacionin e koduar “Transfer”, zhvilluar nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik e Financiar.
Njoftimi i policisë:
Përvetësoi shuma të konsiderueshme parash, nga shitja e automjetit te persona të ndryshëm, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 25-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, pas kallëzimit të marrë për një rast të mashtrimit me shitjen e një automjeti, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Transfer”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mashtrimi”, shtetasi A. A., 25 vjeç, banues në Tërbuf, Divjakë.
Ky shtetas ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit dhe paraqitjes së fakteve të rreme, shumën 4.500.000 lekë (44 mijë USD), pasi u ka shitur personave të ndryshëm, një automjet tip “Volkswagen”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.