Qyteti i Lezhës është tronditur gjatë natës nga një shpërthim me tritol. Mësohet se lënda plasëse ishte vënë në një servis. Ende nuk dihen se kujt i përket biznesi apo nëse ka të lënduar nga shpërthimi.
Ngjarje të tilla të mirëfillta kriminale janë bërë të shpeshta në Shqipëri. Kujtojmë që një ditë më parë në një hotel në Sarandë, u vendos lëndë plasëse tritol ndërsa pronari i objektit ishte drejtor i FSDKSH, Mariel Murati.