Ditën e sotme një psikologe ka rrëfyer një rast të rëndë incesti në një familje në veri të vendit. Gjatë një takimi me gratë e Lidhjes Demokratike të Gruas Shqiptare, psikologia është shprehur se para tri ditësh ka qenë në veri pasi është përballur me një rast të vështirë incesti, ku babai abuzonte sistematikisht prej dy vitesh me të bijën.
“Shqiptarët mund të kenë shumë nevojë për psikologë, por shumë pak flitet. Nuk duhet të diskriminohet roli i psikologut. Do prek një temë, që jo pak ka lënë gjurmë në profesionin tim. Është hera e parë që flas këtu mes jush. Jo më larg se pardje kam qenë në një zonë të veriut, në prokurori, pasi jam thirrur si eksperte aty, dhe jam gjendur përballë një rasti shumë të vështirë, një incest, abuzim brenda familjes. Babai abuzonte me vajzën prej dy vitesh në mënyrë sistematike, dhe shteti nuk kishte bërë asnjë gjë për viktimën. Ky shtet jemi ne.”
Ajo tha se vajza 12-vjeçare jetonte në një varfëri ekstreme dhe nuk ishte trajtuar për traumën që ka kaluar, dhe se shëndeti mendor i vajzës është lënë pas dore.
“Në këto kushte jetonte një 12-vjecare, në varfëri ekstreme dhe nuk ishte trajtuar për traumën që po kalonte. Në profesionin tim unë i has shumë këto raste. Shëndeti mendor është lënë pas dore. Shqipëria ka nevojë të trajtojë problemet mendore. KY shtet nuk ka bërë asgjë për spitalet psikiatrike, ku Shkodrën dhe Elbasanin i kemi në gjendje mizerable. I bie që të taksohet truri.”