Zbulimi i një rrjeti spiunazhi të një zyrtari në administratë që i kishte shitur informacione një diplomati të huaj në këmbim të bursës së djalit, shkaktoi tërmet në mediat në Shqipëri.
Dosja me emrat doli dhe SPAK-u nisi hetimet për 4 ish-zyrtarë të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe një të Policisë së Shtetit, të dyshuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekreteve hetimore. Ata janë Frederik Ymeri, Gjergji Koti, Bashkim Abazi, Luftar Cunaj dhe Maksim Ferra.
Frederik Ymerin, që akuzohet nga SPAK si pjesë e rrjetit të spiunazhit. “E di që ka dalë emri im. Lajmet i kam parë dhe lexuar. Nuk dua që të prononcohem sa të bëj disa verifikime. Do të flas herë tjetër” tha ai. I pyetur nëse është marrë në pyetje nga SPAK-u, ai nuk pranoi që të jepte detaje.
Një tjetër emër që SPAK e ka futur në hetim është Maksim Ferra, drejtor i Qendrës së Studimit të Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar, “Stop Krimit”. Ai tha se nuk ka lidhje me këtë histori dhe Frederik Ymerin.
“Jam habitur. Sot më thanë dy veta që të ka dalë emri në lajme. Sot u vendosa në dijeni. Por këto janë budallallëqe. Këtu nuk ka asgjë të vërtetë për atë që thuhet. Historia e Frederik Ymerit është tjetër, nuk ka lidhje me mua.
Unë kam një qendër, kam filiale dhe status ligjor por këta kanë bërë krimin që e kanë nxjerrë. Gjoja informacion shtetëror. Por nuk ka lidhje me mua” tha ai, për “5Pyetjet”.