Detaje të reja kanë dalë nga pezullimi i 7 zyrtarëve të Kadastrës së Tiranës për shpërdorim detyre. Ata u pezulluan pasi tjetërsuan godinën dhe e legalizuan si hotel.
Mësohet se kallëzimi është bërë nga nëna pasi vëllezërit Turtulli deklaruan si ndërtim pa leje godinën që ndërtoi babai i tyre. Hoteli u ndërtua në 1995 nga Beqir Turtulli, ndërsa 2 djemtë deklaruan se e ndërtuan në 1998.
“Procesi i deklarimit fillon me deklarimin e djemve të saj, Elvis dhe Endri Turturlli në zyrën e ALUIZNI-t. Ky objekt është pa leje, gjë që nuk është e vërtetë, pasi në vitin 1995 ky objekt ka qenë i pajisur me certifikatë pronësie nga hipoteka në emër të ish bashkëshortit Beqir Turtulli. Dy djemtë e saj kanë deklaruar që është ndërtuar në 1998, kur mosha e tyre ka qenë njëri 18 dhe 16 vjeç”, thuhet në dosje.
Të pezulluar janë:
Erjona Pemaj
Klajdi Dervishi
Genc Tufi
Elsa Sherja
Briseida Baraj
Anisa Caka
Ndërsa për mashtrim akuzohen dy vëllezërit:
Elvis Turtulli
Endri Turtulli