Një rrjet i trafikut të drogës është goditur në Itali ndërsa 19 persona janë arrestuar nga ky operacion. Mes të arrestuarve është edhe Endri Dalipaj, raportuan mediat lokale.
Operacioni u drejtua nga Karabinierët e Komandës Provinciale të Reggio Calabria me koordinim të Drejtorisë së Qarkut Antimafia Reggio.
Të dyshuarit akuzohen se kanë qenë pjesë e një organizate komplekse kriminale, e aftë për të menaxhuar një trafik të lulëzuar droge.
Sipas gjetjeve hetimore të karabinierëve, të koordinuara nga prokurori Giovanni Bombardieri, droga blihej në Amerikën e Jugut dhe duke kaluar përmes kanalit spanjoll, më pas mbërriti në Itali ku rishitej në qytete të ndryshme veriore.