Zbulohen të tjera detaje nga djegia e fasonerisë gjatë mbrëmjes në Vlorë. Mësohet se kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur dy persona të maskuar dhe me kapuç, kanë thyer xhamin e një prej dritareve në katin e parë dhe kanë hedhur lëndën djegëse. Fasoneria ndodhej në pronësi të shtetases italiane, Maria Rozaria. Dëmet janë shkaktuar në katin e parë të fasonerisë.
“Më datë 27.06.2021, rreth orës 03:20, në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, ka rënë zjarr në disa makineri në brendësi të një fasonerie, në pronësi të shtetases M. R.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”-njofton policia.