Një 42-vjeçar banues në Fier ka rënë në prangat e policisë për kultivim lëndësh narkotike. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi, Shpëtim Vizani.
“Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. V., 42 vjeç, banues në Baltëz, Fier, pasi gjatë kontrollit masiv të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në një parcelë afër banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa. Nga veprimet hetimore dyshohet se autor i kultivimit të tyre është shtetasi Sh. V.”-njofton policia.