Dy police femra janë plagosur në jug të Belgjikës pasi një agresor i ka goditur ato me hanxhar. Policet ishin në krye të detyrës, jashtë stacionit policor të Sharleroi-t.
Agresori bërtiti “Allahu ekber” përpara se të kryente sulmin. Por, oficerët e tjerë ndërhynë në kohë dhe e qëlluan atë.
Njëra nga policet ka plagë të rënda në fytyrë, ndërsa kolegia e saj është dëmtuar më pak.
Sa i përket agresorit, ai nuk ka humbur jetën por ndodhet i shtruar në spital. Me pas do t’i nënshtrohet hetimeve për shkakun e këtij incidenti të rëndë, të cilin e dënoi edhe kryeministri Charles Michele.