Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrogozhinë, ku një burrë është pickuar nga merimanga e zezë. Personi me inicialet H.K, ka përfunduar në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë për shkak të picikimit nga merimanga e zezë.
Personi në fjalë ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe ende nuk ka marrë kundërhelmin, ku nga ana e mjekëve po mbahet nën trajtim intensiv.
H.K ka qenë në banesën e tij në qendër të Rrogozhinës, kur është pickuar nga insekti helmues. Fillimisht ai ka marrë ndihmë në spitalin e Rrogozhinës më pas është nisur me urgjencë drejt QSUT, ku po merr trajtim në gjendje kritike për jetën.
Është dashur ndërhyrja e Ministrisë së Shëndetësisë për të gjetur kundërhelmin ndaj merimangës së zezë, të cilët kanë kontaktuar me disa vende nga rajoni. Mësohet se ditën e nesërme pritet që nga Mali i Zi të vijë edhe kundërhelmi që mund t’i shpëtojë jetën 50-vjeçarit.