Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar shqiptarët të marrin pjesë masivisht në protestën e 7 korrikut. Me një mesazh në Facebook, Berisha shkruan se vendi është në rrezik dhe të gjithë duhet të bashkohemi.
Ai ka shpërndarë në rrjet edhe fjalën e Elton Laska-jt, avokat, diskutim i mbajtur gjatë tryezës me shoqërinë civile.
“Shqipëria në rrezik. Duhet me patjetër që të bashkohemi, të gjithë bashkë të japim peshën e duhur fjalës dhe argumentit, dhe të vazhdojmë përpara. Fjala e z. Elton Laska, avokat, në tryezën me aktivistët e shoqërisë civile”, shkruan Berisha.