Avokati Spartak Ngjela ka komentuar heqjon e vetos nga parlamenti Bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut. Ngjela është shprehur se kjo lëvizje është në favor të Shqipërisë.
I ftuar në Ora News, Ngjela tha se me kërkesë te Uashingtonit do të njihet edhe etnia shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Ngjela: Kushtet e reja bullgare janë në favorin tonë. Ata duan të kenë etni konstituente bullgare, në refleks të kësaj duhet të njihet dhe etnia konsituente shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Janë më shumë se 1 milion shqiptarë. E kemi në favor.
I pyetur se kush mund ta bëjë këtë kërkesë për shqiptarët, ai përgjigjet:
Ngjela: E bën Uashingtoni.
Maqedonia e Veriut paraprakisht ka vënë vija të kuqe ndaj propozimit francez.
Edhe Ngjela thotë se “nuk mund të hedhë fall” nëse lidershipi maqedonas do ta aprovojë në të ardhmen.