Kryeministri Edi Rama në një intervistë për France 24, ka aspërsuar tonet ndaj BE-së.
Si pilulë kundër depresionit e ka cilësuar kryeministri rrugëtimin e gjatë të Shqipërisë që nga marrja e statusit të vendit kandidat për në BE.
Statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian, kryeministri Rama e përshkruan “si një lloj pilule kundër depresionit për të rritur moralin e vendeve”, duke theksuar se e ndjente “të drejtë të njihte ukrainasit si një komb që po bëjnë shumë për ne, se si ata parandalojnë avancimin e kundër-reformës më të frikshme në botë që Putin dëshiron të vendosë”.
Media franceze shkruan se Rama është bërë gjithnjë e më i frustruar nga mungesa e progresit për procesin e anëtarësimit të vendit të tij në BE: fillimisht duke kërcënuar se nuk do të vinte në takim, më pas duke njoftuar më pas se procesi po “rrëmbehej” nga vetoja bullgare mbi procesin e pranimit të vendit të tij dhe Maqedonisë së Veriut.
Shqipëria ka statusin e kandidatit për në BE që nga viti 2014. Kryeministri tha se “nuk është se Shqipëria ka bërë progres të ngadaltë drejt BE-së, por se BE-ja është ngadalësuar shumë drejt së ardhmes së saj”; megjithatë ai thotë se nuk është më “i frustruar”, por më tepër i trishtuar nga dështimi i BE-së për të “përmbushur premtimin e dhënë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.
Pasi i dha 2.2 MLN euro Kristinka Lekës, Gonxhe çel tenderin e ri 730 MLN lekë për larjen e çarçafëve në Spitalin e Traumës
Në pak javë, Ministri Blendi Gonxhe, përmes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, jep rreth 3 milionë euro vetëm për larjen...