Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Pogradec. Burime nga policia bëjnë me dije se një i moshuar ka varur veten.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në lagjen nr. 1, Pogradec.
Viktima është identifikuar me iniciale H. Ç., 83 vjeç i cili ka varur veten në banesë në banesë. Nga deklarimet e mara dyshohet se i moshuari vuante nga depresioni.
Pritet të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të të afërmve ose personave që i viktima njihte.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.