Deputetët e opozitës kanë zgjedhur të injorojnë deklaratat e ministres Elisa Spiropali teksa mundohej të justifikonte skandalin e qeverisë lidhur investimet strategjike.
Spiropali i konsideroi si turp deklaratat e opozitës, ndërsa kaq mjaftoi që këta të fundit ti binin me grushte tavolinave.
Elisa Spiropali: Interpelancat bëhen për çështje publike jo për biznese private e për të delendisur njerëzit me mikrofonin e Kuvendit. Por që kur është bërë kali i qorr selmanit, nuk di më se çfarë thotë. Nuk është turp kjo llukunia juaj. Nuk është turp që ju abuzoni me Kuvendin e Shqipërisë. Turpi është i juaji.
(Deputetët i bien me grushte tavolinës0
Elisa Spiropali: Pusho ti pusho, se nuk ke më shumë turp ti. Ore boll. Një tufë burrash që nuk të lënë të flasësh.