Hailey Bieber është në telashe. Modelja, e cila lançoi linjën e saj të kujdesit të lëkurës Rhode më 15 qershor, është paditur nga një markë mode me të njëjtin emër, raportoi TMZ. Ekipi ligjor i kompanisë pretendon se modelja u përpoq që të merrte markën nga dyshja Purna Khatau dhe Phoebe Vickers në 2018.
Por kur ata refuzuan, Bieber lançoi markën e saj me të njëjtin emër. Ata pohojnë se e paditën për të mbrojtur biznesin e tyre. “Ne jemi ende një kompani e re dhe në rritje dhe nuk mund të kalojmë një personazh të famshëm si Hailey duke përdorur emrin e kompanisë tonë për të shitur produkte të ngjashme.”
“Ajo e bëri këtë pavarësisht se dinte për Rhode-in dhe të drejtat e tij paraprake,” tha Lisa T. Simpson, këshilltare kryesore gjyqësore në Rhode, për Page Six.
“Natyrisht, ne e kuptojmë që Hailey dëshiron të përdorë emrin e saj të mesëm për markën e saj, por ligji për këtë është i qartë. Nuk mund të krijoni këtë lloj konfuzioni të markës vetëm sepse dëshironi të përdorni emrin tuaj. Ajo që po bën zonja Bieber është dëmtimi i një biznesi që dy gra e kanë ndërtuar me kujdes.”