Kanë lindur dyshime se Noizy dhe Loredana janë në një lidhje dashurie.
Ka qenë pikërisht, kundërshtari i Rigels Rajkut, Cllevio që e ka thënë pak kohë më parë, video e cila është bërë virale ditën e sotme.
Në një video live, ai ka thënë se Noizy nuk flet me Mozzikun për këtë arsye.
“E di çka mësova sot për Loredanën? E ka kapur Noizy. Për shkak të kësaj Noizy s’flet më me Mozzikun”, u shpreh Cllevio.
Kujtojmë që Noizy dhe Mozzik muaj më parë publikuan një këngë së bashku dhe duket se raportet e tyre ishin të mira, por në javën e fundit u pa se dyshja nuk shkon mirë.
Noizy publikoi këngën “Heart Attack” në bashkëpunim me Loredanën, ndërsa Mozzik publikoi këngën “Pare” në bashkëpunim me Butrint Imerin dhe Taynën. Pas publikimit të këngëve, Noizy akuzoi treshen, Butrint Imeri, Tayna dhe Mozzik, për blerje të klikimeve te kënga “Pare”. Sakaq, dyshja nuk e kanë më njëri-tjetrin “folloë” në Instagram.