“Po helmojnë të rinjtë”, Cavusoglu: Gylenistët, pengesa më e madhe në raportet Turqi-Kosovë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Po helmojnë të rinjtë”, Cavusoglu: Gylenistët, pengesa më e madhe në raportet Turqi-Kosovë

13:16 | 19/06/2022
në Bota
0

“Ekzistenca e FETO-s në Kosovë është pengesa më e madhe mes raporteve tona, për shkak se është duke bërë punë për të helmuar raportet tona”, ka thënë ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, gjatë një konference për media në Prishtinë.

“Strategjinë e ngjashme që e ka zbatuar në vendin tonë po e zbaton edhe në Kosovë. Po tentojnë t’i helmojnë të rinjtë dhe të investojnë në media, dhe në anën tjetër tentojnë të infiltrohen edhe në institucione. Për neve është shqetësuese të shohim këto dhe e dimë që janë të rrezikshëm për të ardhmen”, tha ai.

Turqia i referohet lëvizjes Hizmet të klerikut Fetullah Gulen me akronimin FETO dhe të njëjtën e ka shpallur organizatë terroriste. Në mars të vitit 2018, Kosova arrestoi dhe dëboi gjashtë shtetas turq, që kishin punuar në shkollën private “Mehmet Akif” në Prishtinë.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Të gjithë të arrestuarit, ndërkohë, janë përballur me procese gjyqësore në Turqi dhe në fund janë dënuar gjithsej me 56 vjet dhe 7 muaj e gjysmë burgim.

Arrestimi dhe dëbimi i tyre janë lëndë e hetimeve edhe në Prokurorinë Speciale të Kosovës, pasi dyshohet se procesi është përcjellë me dhjetëra shkelje.

Cavusoglu është pritur në Prishtinë nga homologia e tij, Donika Gërvalla, e cila tha se Turqia si një anëtare e rëndësishme e NATO-s, pas agresionit rus në Ukrainë, Turqia ka ofruar ndihmën e saj dhe është po ashtu aktive në Ballkan si ndërmjetësuese neutrale edhe mes Serbisë dhe të tjerëve.

“Pozicioni i Kosovës në këtë çështje është i qartë, Rusinë, por edhe Serbinë, e shohim jo vetëm si agresiv, por edhe destabilizues për të gjithë rajonin tonë. Shpresojmë që përpjekjet për ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, NATO-s, por edhe Turqisë do të kontribuojnë që Serbisë dhe separatistëve serb në Bosnje dhe Hercegovinë të ju pamundësohet që nën hijen e agresionit rus në Ukrainë dhe me ndihmën e Rusisë të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore”, tha Gërvalla.

Ajo shtoi se Kosova dhe Turqia kanë bashkëpunim në arsim dhe shëndetësi dhe se shpreson në “më shumë investime turke në Kosovë”.

Duke folur për investimet turke në Kosovë, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu përmendi marrëveshjen për tregti të lirë mes dy vendeve, e cila ka hyrë në fuqi vitin e kaluar.

“Eksporti prej Turqisë në Kosovë është dyfishuar, në çerekun e parë të këtij viti rreth 20% është shtuar eksporti nga Kosova për në Turqi”, tha ai.

Cavusoglu tha se në fushën e energjetikës duhet të bëhet edhe më shumë punë.

“Posaçërisht në energjinë e ripërtëritshme, solare dhe të erë, kompanitë tona janë të gatshme të investojnë. Nuk duam garanci të blerjes, natyrisht, financimin do ta bëjmë vet dhe për një vjet do ta kryejnë investimin e tyre. Unë besoj qe në këto investime kanë interesim firma të fuqishme”, tha ai.

Kosova dhe Turqia nënshkruan paraprakisht marrëveshje në fushën e aviacionit.

“Edhe në fushën e aviacionit, me këtë marrëveshje do të rritet edhe numri i fluturimeve e turistëve”, tha ministri turk.

Ministri nënshkrues i kësaj marrëveshje, Liburn Aliu tha se përmes saj është rritur numri i fluturimeve nga 28 fluturime në javë, në 42 sosh.

Cavusoglu përmendi dhe organizatën TIKA, ku tha se deri tash ajo ka realizuar mbi 700 projekte në Kosovë dhe është e gatshme të jetësoj edhe projekte tjera.
Në fund, ministri turk tha se vizitën e tij në pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, e ka nisur me Beogradin, e këtu përmendi marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ne e mbështesim dhe besojmë që duhet të arrihet një marrëveshje përmes kanaleve diplomatike”, tha ai.

Ministrin e Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka arritur në Kosovë të shtunën, ku bashkë me homologen e tij, Donika Gërvalla dhe ministra tjerë te Qeverisë së Kosovës kanë darkuar bashkë.

Sipas MPJD-së, ata kanë biseduar për bashkëpunimin mes dy shteteve dhe projektet e përbashkëta.

Në darkën zyrtare, të ftuar ishin edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, si dhe ambasadorët e dy shteteve përkatëse. Ministri turk u prit edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti./REL

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Harta e re gjyqësore, nga sot deri të premten avokatët bojkotojnë seancat gjyqësore

Harta e re, Dhoma e Avokatisë: Sërish bojkot në dy shkallët e gjyqësorit!

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SPAK i ka ndarë dosjet, një për ‘Lubi’ Ballukun, tjetrën për Ramën –

Gjykata Kushtetuese po kërcënohet me video –

13:12 | 12/12/2025
E rëndë në Tiranë! Vetëvritet 33-vjeçari, hidhet nga ballkoni i banesës së tij –

E rëndë në Tiranë! Vetëvritet 33-vjeçari, hidhet nga ballkoni i banesës së tij –

12:50 | 12/12/2025
Mafia shqiptare po vendoset këtu –

Mafia shqiptare po vendoset këtu –

12:32 | 12/12/2025
Protestat antikorrupsion në Bullgari, Parlamenti voton pro dorëheqjes së qeverisë –

Protestat antikorrupsion në Bullgari, Parlamenti voton pro dorëheqjes së qeverisë –

12:14 | 12/12/2025
Aksident fatal në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën shtetasja nga Shqipëria –

Aksident fatal në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën shtetasja nga Shqipëria –

11:46 | 12/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata Kushtetuese po kërcënohet me video –
  • E rëndë në Tiranë! Vetëvritet 33-vjeçari, hidhet nga ballkoni i banesës së tij –
  • Mafia shqiptare po vendoset këtu –
  • Protestat antikorrupsion në Bullgari, Parlamenti voton pro dorëheqjes së qeverisë –
  • Aksident fatal në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën shtetasja nga Shqipëria –
  • Ngjarje e rëndë në Shkodër, plagosen me thikë dy të rinj pranë shkollës “Shejnaze Juka –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata Kushtetuese po kërcënohet me video –
  • E rëndë në Tiranë! Vetëvritet 33-vjeçari, hidhet nga ballkoni i banesës së tij –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com