Pas vizitës në qendrën e paraburgimit në Hagë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij, sot pritet ta vizitojë në Burojë familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Po ashtu, Rama do të vizitojë dy fabrika të një eksportuesi nga Kosova.
Sipas agjendës së siguruar nga Klan Kosova, me delegacionin ku bëjnë pjesë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ajo e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, Mirela Kumbaro e Turizmit dhe Mjedisit, si edhe Elisa Spiropali, ministre për marrëdhëniet me parlamentin, Rama do të ndalet në orën 17:00 në Xërxë në një fabrikë mielli, ku do të bisedojë me rreth 500 fermerë, ndërsa në 17:45, do të vizitojë një fabrikë dyshekësh në Gjakovë.
Një ditë më pas, të hënën, në Prishtinë mbahet takimi i radhës i qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.