Do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike Shqipëria duke bërë që moti të jetë i kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të vendit.
Sipas MeteoAlb, përjashtim bëjnë zonat Juglindore ku pritet grumbullim i vranësirave duke sjellë rrebeshe afat-shkurtra shiu shoqëruar me mini-stuhi breshëri. Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet përmirësim i kushteve amtosferike duke ri-kthyer sërish motin e kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 34°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Republika e Kosovës
Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të lehta por pas mesdite pritet shtim i vranësirave në pjesën më të madhe të Kosovës, megjithatë nuk priten reshje. Orët e vona të pasdites përmirësojnë sërish kushtet e motit duke ri-kthyer kthjellimet në Kosovë.
Pasi i dha 2.2 MLN euro Kristinka Lekës, Gonxhe çel tenderin e ri 730 MLN lekë për larjen e çarçafëve në Spitalin e Traumës
Në pak javë, Ministri Blendi Gonxhe, përmes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, jep rreth 3 milionë euro vetëm për larjen...