Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap mat duke qarkulluar me armë zjarri. Sipas bluve të Mamurrasit, gjatë kontrollit në banesë të 17-vjeçarit me iniciale, P.N, u gjetën dhe u sekuestruan armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak.
“Vijojnë kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë më armë zjarri me vete apo i mbajnë ato pa leje, në banesë.
Falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, Policia vë në pranga një 17-vjeçar, që mbante armë zjarri automatik dhe municion luftarak, në banesë.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra nga qytetarët se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: P. N., 17 vjeç, banues në Mamurras.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në dhomën e gjumit, në banesën ku jetonte ky shtetas, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.”-njofton policia.
Rektori Draçini në hapat e Arben Gjatës: Denoncohet tenderi 370 milionë lekë i riparimeve në UMT
Xheladin Draçini me të ardhur në krye të Universitet të Mjekësisë Tiranë e gjeti lehtë rrugën që i kishte shtruar...