Tre liderë të tjerë europianë i kanë hipur trenit në Poloni dhe kanë arritur në Kiev. Presidenti francez Emanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi do të zhvillojnë takim me presidentin e Ukrainës.
Mirëpo gjate qëndrimit të tyre në Kiev, janë aktivizuar sirenat që paralajmërojnë për sulme të mundshme ajrore.
Siç raporton CNN, sirenat jo domosdoshmërisht nënkuptojnë se ka ndodhur ndonjë sulm, por shpesh shërbejnë si paralajmërim.
Ditët e fundit, presidenti francez ka mbajtur një qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë, duke kërkuar të zbusë shqetësimet në Ukrainë dhe disa aleatë evropianë për qëndrimin e tij të paqartë ndaj Moskës.
Sa i përket Soltz-it, Kievi kishte kërkuar ndihmë gjermane, ndërsa Mario Draghi, nga ana e tij kishte propozuar një plan paqeje që përfundimisht u refuzua nga Moska.