Protesta kundër rritjes së çmimeve në Shqipëri është mbyllur brenda orës. Qytetarët kanë rënë dakord që ditën e nesërme, në të njëjtën orë, në 18:00, të grumbullohen sërish për të protestuar për të njëjtën arsye.
Kujtojmë se protesta e sotme nisi në 18:00 dhe u pasua me thirrje për qeverinë kundër oligarkëve e kundër rritjes së çmimeve. Qytetarët kërkojnë paga dinjitoze dhe ulje çmimesh.
Gjithashtu, kjo protestë erdhi pasi çmimi i naftës shënoi një rekord duke u shitur me 258 lekë për litër.