Sot zhvillohet mbledhja e parë e Komisionit për Reformën Territoriale – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sot zhvillohet mbledhja e parë e Komisionit për Reformën Territoriale

09:24 | 15/06/2022
në Shqiperi
0

Maxhoranca socialiste fton opozitën për ndarjen e re territoriale, ndërkohë që 8 vite më parë bëri ndarjen e vendit në 4 rajone. Bëhet fjalë për të njëjtën hartë territoriale, e cila nuk gjeti miratim në atë kohë. PS kërkon që puna të nisë me reformën në nivel rajonal, ndërkohë që në bazë të ndarjeve të rajoneve, janë krijuar drejtoritë e bujqësisë, drejtoritë e arsimit, të shëndetësisë, drejtoritë e kujdesit social dhe ato të thesarit në të 4 rajonet e vendit. Pavarësisht kësaj, Komisioni për Reformën Territoriale mblidhet sot, teksa PS kërkon që të gjendet një mënyrë që të shkohet drejt një organizimi më funksional rajonal.

Taulant Balla, teksa dje bëri të ditur që komisioni i posaçëm parlamentar do të bëjë një hulumtim se si është zbatuar deri tani Reforma Territoriale, në të ardhmen mund të shihet ideja e rajoneve, ku bashkitë të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në nivel rajonal. Balla deklaroi se në mbledhjen e parë të Komisionit të Reformës Territoriale do të ngrihet një grup pune për të studiuar ndarjen aktuale të miratuar 8 vite më parë, ndërsa shtoi se do të shihet edhe eksperienca e vendeve të tjera.

“Është dakordësuar mbajtja nesër (sot) e mbledhjes së Komisionit të Reformës Territoriale, ku grupi i punës do të hartojë një projekt. Është e rëndësishme që ky komision të bëjë një hulumtim të punës së deritanishme. Zhvillimi rajonal duhet të jetë sfida jonë e përbashkët.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Komisioni të shohë të gjitha mundësitë për të parë edhe një bashkëpunim rajonal mes bashkive. Në kuadër të procesit të integrimit europian, organet e qeverisjes vendore duhet ta përqasin rolin e tyre në nivel rajonal”, u shpreh Balla.

Ai shtoi se: “Vlerësimi im është që qarqet në modelin aktual kanë humbur peshën e tyre dhe të gjejmë një mënyrë për të shkuar me një organizim më të mirë”. Taulant Balla la të kuptohet se për momentin mund të bëhet vetëm një riorganizim i ri në nivel qarqesh.

“Ka plot punë për t’u bërë e vlerësuar, për të parë edhe mundësinë e një roli më të ndryshëm nga ai aktual i qarqeve. Duhet të kuptojmë që zhvillimi rajonal duhet të jetë sfida jonë e përbashkët. Qarqet në modelin e tyre aktual kanë humbur disi peshën e tyre. Duhet të gjejmë një mënyrë të shkojmë drejt një organizimi më funksional rajonal”, deklaroi Balla. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së shprehu mendimin e tij personal se 61 bashki që kemi aktualisht janë shumë.

“Nëse më pyesni mua jo si kryetar i Grupit Parlamentar, por si deputet dhe qytetar, për mua edhe 61 janë shumë. Bashki të vogla shumë afër njëra-tjetrës, që mbajnë dy administrata kot, por ky është mendimi im personal”, tha Balla.

Ky qëndrim i tij paçka se personal çon një sinjal të qartë tek opozita, e cila synon përmes kësaj reforme të riformatojë hartën aktuale të bashkive në vend. Tetë vite më parë, kur u miratua Reforma Territoriale, diskutimet u bojkotuan nga Lulzim Basha, duke i lënë fushë të hapur vendimmarrjeje PS-së bashkë me votat e PDIU-së. Qeveria krijoi drejtoritë rajonale, si funksionojnë ato në qarqe

Në vitin 2014 u miratua ndarja territoriale dhe grupi i punës në atë kohë ka diskutuar për ndarjen e vendit në 6 ose në 4 rajone. Bëhet fjalë për të njëjtën hartë territoriale, e cila nuk gjeti miratim në atë kohë.

Sipas hartës, 4 rajonet janë: Rajoni Verior, Rajoni Qendror, Rajoni Lindje-Perëndim dhe Rajoni Jugor. Rajoni Verior përfshin: Bulqizën, Matin, Dibrën, Mirditën, Shkodrën, Malësinë e Madhe, Lezhën, Tropojën, Hasin dhe Mirditën. Rajoni Qendror përfshin: Tiranën, Durrësin, Krujën, Kurbinin, Kavajën, Peqinin, Librazhdin dhe Elbasanin. Rajoni LindjePerëndim përfshin: Lushnjën, Fierin, Beratin, Kuçovën, Gramshin, Skraparin, Korçën, Pogradecin, Devollin dhe Kolonjën. Ndërsa Rajoni Jugor përfshin: Vlorën, Mallakastrën, Tepelenën, Përmetin, Gjirokastrën, Delvinën dhe Sarandën.

Në bazë të ndarjeve të rajoneve, janë krijuar drejtoritë e bujqësisë, drejtoritë e arsimit, të shëndetësisë, drejtoritë e kujdesit social dhe ato të thesarit. Rajonet e zhvillimit dhe kufijtë e rajoneve të zhvillimit përcaktohen dhe ndryshojnë me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ndërsa për ndryshimin e kufijve të njësive administrative, Kushtetuta parashikon që të merret mendimi i popullsisë që banon në këto njësitë të qeverisjes vendore. Por, në rastin konkret, nuk kemi të bëjmë me ndarje administrative.

Ndërkaq, ligji për zhvillimin rajonal dhe kohezionin parashikon luftimin e papunësinë, garantimin e një modeli fleksibël të zhvillimit socioekonomik, ndalimin e shpopullimit të zonave rurale dhe emigracionit, për të ruajtur projeksionet demografike dhe për të ruajtur identitetin e disa zonave të caktuara rurale./Panorama.al/

 

 

Etiketa: komisioniMbledhjareformaTerritoriale

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Shiste kokainë, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

Shiste kokainë, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com